Mund t'ju duket e çuditshme, por kjo ka ndodhur vërtetë. Po, po vetë Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje komentit të një qytetari dhe shumë pak kohë më parë madje.
Në statusin e fundit të zotit Rama në Facebook, ku prezantonte projektin e radhës që sipas tij është projekti i shekullit dhe do të jetë realizimi i ëndrrës së madhe ka komentuar qytetari Andi Kaca.
Andi në postimin e Ramës me ironi shkruan, "Ku rezervohen apartamentet te ai pallati, tani apo pasi të ndërtohet?!" Rama ia ka thyer komentin duke e vazhduar ironinë, "S'është pallat me apartamente po ti lexo më shumë e jep mend më pak".
Ironia e gjithë kësaj është të dimë se për çfarë pallatesh e ka fjalën qytetari dhe pse Rama u vu kaq në siklet sa siç ndodh rrallë replikoi dhe më pas bëri ban.
Por, më e bukura është se kur Andi ka dashur të kthejë komentin zbuloi që është bërë ban, domethënë është ndaluar që ai të komentojë më në postet e Kryeministrit.
Kështu janë këto punë Andi ose me partinë ose "BAN", fundja me Kryeministrin s'ka fjalë, aq më tepër ironi./JETAOSHQEF

No comments:
Post a Comment