Intervista me ARJAN CANIN :

Këtë të premte Romina, bjondja e njohur si Sofia, e cila ka qënë për shumë vitë asistente e emisionit Zonë e Lirë dhe një nga bashkëpunëtoret më të mira të moderatorit Arian Çani, nuk është parë në studio.
Një ngjarje që ndodhi javën e shkuar në studio, thuhet se i kushtoi vendin e punës Sofisë së “Zonë e Lirë”.
Pas batutës së Çanit, nëse ai kish fjetur ose jo me bashkëpunëtoren e tij (nuk i kujtohej), i fejuari i bjondes së qeshur ka reaguar ashpër e me xhelozi, duke e larguar Rominën përfundimisht nga ekrani.
Ditën e djeshme, kur e gjithë audienca pa në ekran të shfaqej një tjetër person, por që mbante po të njëjtin pseudonim Sofi, u suprizuan dhe njëkohëshit u bën tepër kurioz për Sofinë e “vjetër”.
Por, ish-Sofia, nëpërmjet një fotoje, u kujdes të tregonte të vërtetën, si për të konfirmuar thashethemet mbi zëvendësimin e saj.
Në foto ajo shihet me të dashurinë e saj duke festuar ditëlindjen e tij
Vajza që ka zëvendësuar Sofinë e “Zonë e Lirë”, është një 19-vjeçare nga Gjirokastra. Ajo është studente e vitit të parë në Tiranë.
Ajo është Andonia Dobi dhe është një vajzë e cila ka pasion shumë të madh modelingun dhe studion për Biokimi, viti i parë.
Më poshtë disa foto të saj.
No comments:
Post a Comment